Aktorja e re Vanessa Hudgens, është e bindur se ajo nuk është xheloze për vajzat që e adhurojnë të dashurin e saj Zac Efron, pasi që ajo e kupton saktësisht se si ata ndjehen.
Bashkë-aktorët e filmit “The High School Musical”, kanë qenë në lidhje për një vit, dhe Hudgens thotë se ajo shpesh ndjehet si një adhuruese tinejxhere e qeshur, kur është në afërsi të tij.
“Gjithçka është mirë me Zac. Unë nuk jam xheloze aspak, kur Zac përfiton shumë vëmendje. Edhe unë e bëj atë. Nuk shqetësohem nëse vajzat bërtasin për të, edhe mua më pëlqen të bërtas së bashku me to”, ka thënë Hudgens.